Kthehu lart

Ronaldo thyen një rekord në Ligën e Kampionëve (Foto)

Ronaldo thyen një rekord në Ligën e Kampionëve (Foto) GazetaExpress

Ronaldo është bërë lojtari me më së shumti penalti në histori të Champions League.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka nisur me rekorde sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Me golin e shënuar nga penaltia ndaj Apoelit, Ronaldo tani numëron 12 gola nga pika e bardhë në Champions League, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori të kësaj gare.

Ai kaloi rivalin e tij, Lionel Messi, që ka shënuar 11 herë nga penaltia për Barcelonën.

Penaltia e parë e Ronaldos në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2007 kur realizoi për Manchester Unitedin në fitoren 4:2 ndaj Dynamo Kyivit.

Për Realin ka shënuar 11 herë nga 13 gjuajtje, duke dështuar vetëm dy herë.

CR7 është aktualisht golashënuesi më i mirë në histori të Champions League me 107 gola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 23:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Costa ateron në Madrid: “Jam i lumtur që gjendem në shtëpi”

      Costa ateron në Madrid: “Jam i lumtur që gjendem në shtëpi” 0

    Të tjera

    • Goretzka çmend klubet e mëdha

      Goretzka çmend klubet e mëdha 0

    • Real Madrid tronditet para ndeshjes me Alavesin

      Real Madrid tronditet para ndeshjes me Alavesin 0