Kthehu lart

Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazet, kërkon penallti

Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazet, kërkon penallti GazetaExpress

Real Madridi është duke barazuar pa gola në “Santiago Bernabeu” kundër Villarrealit pas 45 minutave lojë në një ndeshje në kuadër të La Ligës spanjolle.

Cristiano Ronaldo pati disa raste në këtë ndeshje, por jo dhe fatin të shënojë, transmeton Express.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Cristiano u gjen i vetëm rreth pesë metra para portës, por goditjen e tij e priti portieri mysafir.

Ronaldo kërkoi penallti në këtë rast, pasi u pengua nga një mbrojtës para se të arrite kontaktin me topin. /Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 17:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera