Kthehu lart

Ronaldo – miqve dhe të afërme: Ejani sonte në Torino, do të jetë një natë e veçantë

Ronaldo – miqve dhe të afërme: Ejani sonte në Torino, do të jetë një natë e veçantë GazetaExpress

Cristiano Ronaldo u ka bërë thirrje miqve dhe të afërmve të tij ta shikojnë ndeshjen mes Juventusit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve sonte në Torino.

Superylli portugez u ka premtuar atyre se do të jetë një natë e veçantë sonte në Torino, derisa ai dhe Juventusi do të përpiqen ta bëjnë të pamundurën duke e përmbysur Atletico Madridin për një vend në çerekfinale, sipas Sky Sport, shkruan Gazeta Express.

Atletico e fitoi 2:0 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Wanda Metropolitano, por kampioni italian beson në një rikthim të mundshëm sonte në ndeshjen e kthimit në Torino.

Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, i është përgjigjur thirrjes së portugezit dhe do të jenë në tribuna.

Ndeshja mes Juventusit dhe Atleticos nis në orën 21:00 në Allianz Arena. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 20:49
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera