Kthehu lart

Ronaldo me het-trik e frymëzon Juventusin drejt rikthimit sensacional kundër Atletico Madridit

Ronaldo me het-trik e frymëzon Juventusin drejt rikthimit sensacional kundër Atletico Madridit GazetaExpress

Cristiano Ronaldo e ka frymëzuar Juventusin të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke realizuar het-trik në fitoren 3:0 të bardhezinjve kudër Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të martën në Torino.

Ronaldo shënoi tri gola në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atleticos në Allianz Arena, duke e përmbysur humbjen 2:0 në Madrid dhe duke ia siguruar çerekfinalen skuadrës së tij me rezultat të përgjithshëm 3:2, raporton Gazeta Express.

Me një lojë shumë më ndryshe dhe tejet mbrojtëse për dallim nga ndeshja e parë, Atletico eliminohet nga Liga e Kampionëve edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0.

Cristiano Ronaldo e nisi rikthimin e jashtëzakonshëm të Juves duke shënuar një supergol me kokë pas rreth gjysmë ore lojë.

Superylli portugez nuk humbi shumë kohë dhe e dyfishoi rezultatin tre minuta brenda pjesës së dytë.

Juventusi ishte superior ndaj Atleticos duke e kontrolluar ndeshjen në tërësi, me 62 për qind të topit në pronësi.

Në fakt, skuadra e Diego Simeones nuk pati asnjë goditje në kornizën e portës së Juventusit.

Vizitorët patën në total 4 goditje në drejtim të portës dhe nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht kampionin italian.

Juve e kompletoi rikthimin falë Cristianos, i cili penalltinë e fituar nga Federico Bernardeschi, e konkretizoi në gol në minutën e 86-të. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 22:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera