Kthehu lart

​Ronaldo flet për jetën private: Djali im nuk ka nevojë për nënë, ai më ka mua

​Ronaldo flet për jetën private: Djali im nuk ka nevojë për nënë, ai më ka mua GazetaExpress

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka folur publikisht për jetën private të djalit të tij më të madh dhe ka treguar se ai është plotësisht i lumtur, edhe pse nuk e njeh nënën e tij.

Në vitin 2010, Cristiano kishte bërë të ditur se është bërë baba, përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook. Ai kishte zbuluar se do ta kishte ekskluzivisht kujdestarinë e djalit dhe për këtë gjë ishte pajtuar me nënë, e cila preferonte të mbetej anonime, transmeton Gazeta Express.

Që nga atëherë, ka pasur shumë spekulime për identitetin e nënës së Cristiano Juniorit, mirëpo ish-futbollisti i Real Madridit nuk e ka zbuluar identitetin e saj asnjëherë.

“Djali im nuk ka nevojë për një nënë, por vetëm për mua. Ta kesh një baba është mjaftueshëm”, ka thënë Ronaldo në një dokumentar.

“Njerëzit spekulojnë se unë isha me këtë vajzë apo me një tjetër, ose se ishte një nënë surrogate. Nuk i kam treguar kurrë askujt dhe nuk do ta bëjë asnjëherë”, shtoi portugezi.

View this post on Instagram
Happy moments. ❤️❤️❤️
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu foli për fëmijërinë e tij, duke e pranuar se nuk kishte qenë shumë i afërt me babanë e vet.

“Kur djali im të rritet, unë do t’i tregoj atij se çfarë kam bërë, si jam ndierë, gjithçka që më kalonte rreth mendjes”.

“Disa fëmijë nuk i takojnë kurrë prindërit e tyre, as nënën e as babanë. Ta kesh babanë është mjaftueshëm”.

View this post on Instagram
Watching tv with my little man! ✌️
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Edhe nëna e Ronaldos, Dolores, e ka komentuar këtë situatë, duke e pranuar se edhe ajo i ndihmon të birit të saj për përkujdesjen e fëmijëve, kurdo që ka nevojë.

“Mua nuk më intereson kush është nëna. Unë vetëm dua t’i jap dashuri nipit tim dhe ta edukoj atë ashtu siç më ka kërkuar Ronaldo”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera