Kthehu lart

Reali dorëzohet para Ronaldos, do ta bëjë lojtarin më të paguar në botë

Reali dorëzohet para Ronaldos, do ta bëjë lojtarin më të paguar në botë GazetaExpress

​Real Madrid ka vendosur që të përmirësojë kushtet e Cristiano Roanldos, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Roanldo ka muaj që kërkon nga Real Madrid rritje të pagës, sepse dëshiron që ajo të jetë e barabartë me atë që ai përfaqëson në fushë.

Portugezi në dy vitet e fundit është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe ka fituar Topin e Artë, por ka fituar vetëm 21 milionë euro në sezon, apo futbollisti i gjashtë më i paguar.

Sipas Mundo Deportivo, presidenti Florentino Perez i ka propozuar portugezit ta mbyllë karrierën te Real Madrid. Me këtë marrëveshje, ai do të bëhet më i paguar se Lionel Messi dhe Neymar.

Në janar, në bazë të renditjes së Marca, Ronaldo është lojtari i gjashtë më i paguar i planetit, me Messi në vend të parë që merr 45.7 milionë euro në sezon, Neymar 38 milionë euro në sezon dhe dy futbollistët që luajnë në kampionatin kinez Ezequiel Lavezzi (29 milionë euro) dhe Oscar (26 milionë euro).

Me kontratën e re, Ronaldo do të marrë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, duke tejkaluar kështu rivalin e tij më të madh, Leo Messi edhe sa i përket pagës. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 18:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera