Kthehu lart

Punë e kryer, Iniesta luan në Japoni

Punë e kryer, Iniesta luan në Japoni GazetaExpress

Legjenda e Barcelonës ka dhënë shenja se do të vazhdojë karrierën në Japoni

Andres Iniesta duket se e ka konfirmuar se do ti bashkohet Vissel Kobes pasi që ka lajmëruar se është në rrugë për në Japoni.

Ikona e Barcelonës i dha fund karrierën në Barcelonë muajin e kaluar duke u larguar nga Camp Nou pas 16 sezonëve në klub, derisa ka fituar nëntë tituj të La Liga’s dhe katër Liga të Kampionëve.

Fillimisht u tha se ai do të luante në Super Ligën Kineze për Chongqing Lifan, por duket se tani janë në pozitë të favorshme Kobe për nënshkrimin e Iniestas.

Të mërkurën (sot) mesfushori i Spanjës postoi një fotografi ku shihet në bord të avionit privat të miliarderit japonez Hiroshi Mikitani, që është pronar i J- League.

“Duke shkuar në shtëpinë time të re, me shokun tim”, ka shkruar Iniesta duke përmendur edhe Mikitanin në cicërimën e tij në Twitter.

Mikitani është shef ekzekutiv i Rakuten, kompanisë elektronike që është sponsor i fanellave në Barcelonë.

Biznesmeni po ashtu ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke pozuar me Iniestan jashtë avioni me mesazhin: “Duke u rikthyer në Tokio me shokët e mijë”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Maj 2018 22:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera