Kthehu lart

PSG-ja e harron dëshpërimin në Champions, vazhdon me fitore në ligë

PSG-ja e harron dëshpërimin në Champions, vazhdon me fitore në ligë GazetaExpress

Paris Saint-Germaini duket se e ka harruar dëshpërimin e para një jave nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve, pasi e mundi 4:0 Dijonin në një ndeshje të Ligë 1 të martën.

Skuadra e Thomas Tuchel po vinte nga një eliminim turpërues dhe mjaft dëshpërues prej Ligës së Kampionëve duke e lejuar Manchester Unitedin ta përmbysë rezultatin nga humbja 2:0 në ndeshjen e parë në ndeshjen e kthimit në Paris javën e kaluar, dhe të kalojë në çerekfinale falë golave të shënuara si mysafirë, raporton Gazeta Express.

Por, Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria e udhëhoqën skuadrën drejt një fitoreje tjetër në Ligë 1 duke shënuar nga një gol në fitoren e thellë 4:0 kundër Dijonit në udhëtim.

Marquinhos e hapi serinë e golave pas vetëm shtatë minutave lojë, duke realizuar me kokë pas një harkimi nga këndi.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Kylian Mbappe e dyfishoi epërsinë e mysafirëve duke futur topin në portën boshe.

Angel Di Maria realizoi një gol spektakolar në minutën e 50-të nga goditja e dënimit, për epërsinë 3:0 të PSG-së.

Maxim Choupo-Moting fundosi vendasit duke realizuar golin e katërt të parisienëve në minutën e parë të kohës shtesë.

Me një ndeshje më pak se të tjerët, PSG-ja është lidere e pakontestueshme në Francë me 74 pikë, me 17 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lille. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 21:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera