Kthehu lart

Presidenti i Romës: Kam bërë shaka, Alisson nuk është afër Madridit – Nainggolan nuk do të shkojë në Inter

Presidenti i Romës: Kam bërë shaka, Alisson nuk është afër Madridit – Nainggolan nuk do të shkojë në Inter GazetaExpress

.

Presidenti i Romës, James Pallotta, ka thënë “kam bërë shaka” kur tha se Alissoni do t’i bashkohet Real Madridit dhe Radja Nainggolan do të shkojë në Inter.

Alisson kushton shumë, 78 milionë. Ai është afër Madridit, ndërsa Nainggolan do të shkojë në Inter”, këto ishin fjalët e numrit një të Romës të enjten në mëngjes, që pas disa orësh i ndërroi duke thënë se kishte bërë shaka.

"Lexova me shumë zbavitje se supozohet të kem dhënë disa deklaratë në lidhje me merkaton. Në të vërtetë po bëja shaka me një grup djemsh dhe u përgjigja në mënyrë sarkastike, sipas thashethemeve të gazetave, ndërkohë që isha në Itali. Nuk kishte asgjë serioze në atë që po thoja, teksa haja një picë. Vetëm humor amerikan që ndonjëri nuk e kupton", tha Pallotta. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 17:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera