Kthehu lart

Perisic largohet nga qendra stërvitore e Interit

Perisic largohet nga qendra stërvitore e Interit GazetaExpress E shtune, 15 Korrik 2017 16:05

Ivan Perisic është i vendosur, dëshiron ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm.

Ivan Perisic, i cili lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, është larguar nga qendra stërvitore e Interit, raporton Calciomercato, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja italiane raporton se negociatat mes Djajve të Kuq dhe Neurazzurrëve nuk kanë përparuar që kur Man United refuzoi 45 milionë euro nga klubi italian, por kjo nuk e ka ndalur Perisicin që të largohet nga qendra stërvitore.

Pavarësisht se klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, anësori kroat është i vendosur që të transferohet në “Old Trafford”, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, pas telefonatës që ka marrë nga Jose Mourinho.

Man United është i interesuar që sa më parë të zgjidhet ky transferim, pasi Mou e dëshiron Perisicin në parasezon. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Korrik 2017 16:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Wolfsburg ndryshon ofertën për Martialin 0

    Të tjera

    • Zyrtare: Morata bëhet i Chelseas 0

    • Reali në Amerikë, Ronaldo në Kinë (Foto) 0