Kthehu lart

“Neymar kurrë nuk do ta arrijë nivelin e Leo Messit”

“Neymar kurrë nuk do ta arrijë nivelin e Leo Messit” GazetaExpress

.

Neymar mund të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë, por sulmuesi i PSG-së kurrë nuk do t’i fitojë lëvdatat dhe duartrokitjet si ish-bashkëlojtari i tij Leo Messi, nëse nuk i ndërpret skenat teatrale në fushën e lojës, ka thënë mbrojtësi i Celtic Mikael Lustig.

Celtic humbi me rezultat të thellë 5-0 ndaj PSG-së të martën mbrëma në Champions League, transmeton Express.

Pas kartonit të verdhë që Neymar mori për simulim në këtë ndeshje, Lustig ka thënë: “Kjo ndodh zakonisht me Neymar. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por e kemi parë edhe anën tjetër të tij më parë dhe po e shohim prapë”.

“Ai e tepron me reagimet e tij. Nëse Neymar dëshiron të pëlqehet po aq sa Messi, atëherë duhet t’i lërë këto gjëra”, ka shtuar ai. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 09:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola

      ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola 0

    Të tjera