Kthehu lart

“Neymar në Real Madrid? Ia uroj të gjitha të mirat”

“Neymar në Real Madrid? Ia uroj të gjitha të mirat” GazetaExpress

Mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur nuk e ka aspak problem ta shohë ish-yllin e Barçës, Neymarin, ta veshë fanellën e rivalit të përbetuar, Real Madridit.

Arthur ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, dhe u pyet ndër të tjera edhe për shokun e vet në ekipin kombëtar të Brazilit, transmeton Gazeta Express. 

Thashethemet për kalimin e ish-asit të Barçës nga Paris Saint-Germaini në Real Madrid vazhdojnë, sidomos tani pas ardhjes së Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Edhe pse katalonas, duket se Arthur s’e ka problem këtë.

"Neymar te Real-i? Unë i uroj më të mirën atij, sepse e kam shok, është një vendim që duhet ta marrë me familjen e tij. Unë ndihem mirë këtu, ndiej një përgjegjësi të madhe mbi vete dhe duhet të bëj atë që pritet nga unë". 

Arthur foli edhe për ndeshjen e kthimit të Barcelonës kundër Lyonit të mërkurën në Ligën e Kampionëve

"Jemi të përqendruar, e dimë mirë sa e vështirë është kjo sfidë dhe rrezikun që na pret. Do të duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë braziliani. 

"Skuadra do të fitojë Champions-in, është një garë e veçantë. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të arritur deri në fund, do të jetë një ndeshje spektakolare". /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 18:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera