Kthehu lart

Neymar në ditëlindjen e së motrës, mungon Bruna Marquezinhe

Neymar në ditëlindjen e së motrës, mungon Bruna Marquezinhe GazetaExpress

Neymar Junior ndodhet në Brazil ku po vijon fazën riaftësuese pas operacionit në kavilje. 26-vjeçari pavarësisht problemit fizik nuk ka munguar në festën e ditëlindjes së 22-të të motrës së tij, Rafaella, ish-e fejuara e Gabigolit.

Futbollisti i PSG i ka dedikuar një mesazh në rrjetet sociale motrës së tij, duke publikuar edhe disa foto, por ajo që binte në sy ishte mungesa e Bruna Marquezinhes, parteners së Neymar.

Mos vallë kanë rinisur problemet në çift? Vështirë të besohet, sepse vetëm pak orë para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes, Neymar postoi një foto ku shfaqej duke puthur dhe mbajtur në prehër bukuroshen braziliane.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 12:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera