Kthehu lart

Ndeshje vendimtare për Kosovën e Cyrihut

Ndeshje vendimtare për Kosovën e Cyrihut GazetaExpress

Kosova më 26 maj do të ndeshet me FC Eschen Mauren, takim që zhvillohet nga ora 16:00

Skuadra shqiptare, Kosova e Cyrihut, të shtunën do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

Kosova më 26 maj do të ndeshet me FC Eschen Mauren, takim që zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin Juhhof 1, Vulkanstrasse 200, 8048 Zyrih, shkruan albinfo.ch.

Kjo është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat dhe vendimtare për skuadrën shqiptare.

Kosova ndodhet në vendin e 13-të me 28 pikë, aq sa ka edhe Hongg që renditet në vendin e 12-të, kurse Eschen ka 31 pikë.

Skuadra shqiptare shpreson se do të ketë përkrahjen e publikut, ashtu siç e ka pasur deri më tani

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Maj 2018 20:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera