Kthehu lart

Nainngolan në shitje?

Nainngolan në shitje? GazetaExpress

Raportohet se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka vendosur ta shesë Radja Nainnggolanin gjatë kësaj vere, duke i hapur kështu dyert Interit.

Interi është favorit që të nënshkruaj me mesfushorin belg, i cili do të ribashkohej me trajnerin Luciano Spalleti, transmeton Gazeta Express.

Sipas Il Tempo, Monchi është lodhur nga sjelljet jo profesionale të Nainggolanit, dhe kështu ka vendosur që ta shesë 30-vjeçarin.

Eusebio Di Francesco ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e mesfushorit, ndërsa mediat italian thonë se ende ka distancë ndërmjet Romës dhe Interit për të arritur marrëveshje.

Interi është duke ofruar 22 milionë euro dhe një lojtar nga akademia e të rinjve./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 16:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera