Kthehu lart

Ministria e Sportit e mbështet FFK-në me mbi 250 mijë euro

Ministria e Sportit e mbështet FFK-në me mbi 250 mijë euro GazetaExpress

Ministria e Sportit i ka dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbështetje financiare prej mbi 250 mijë euro, pas një memorandumi të nënshkruar të martën në kryeqytet.

FFK-ja njoftoi sot se kryetari i saj Agim Ademi dhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, raporton Gazeta Express.  

“Presidenti Agim Ademi e ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit nga kjo ministri. Në bazë të këtij memorandumi Federata e Futbollit e Kosovës do të mbështetet me 276 mijë e 590 euro”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gashi tha se ministria është duke i mbështetur federatat e sportit në vend, për t’ua lehtësuar funksionimin atyre.

“Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi ministrin për përkrahjen që po i ofron sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, derisa theksoi se këto mjete do të përqendrohen në projektet zhvillimore të futbollit, thuhet më tej në njoftim. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera