Kthehu lart

Manchester City e shkatërron Schalken, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester City e shkatërron Schalken, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve GazetaExpress

Manchester City e ka turpëruar 7:0 Schalken të martën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10:2.

Skuadra e Pep Guardiolës e kishte fituar 3:2 ndeshjen e parë në Gjermani, por nuk i la asgjë rastit dhe e shkatërroi krejtësisht Schalken në ndeshjen e kthimit të martën në Etihad, raporton Gazeta Express.

Sergio Aguerro shkëlqeu me dy gola në pjesën e parë, derisa Leroy Sane, Raheem Sterling, Bernardo Silva, Phill Foden dhe Gabriel Jesus shënuan nga një herë secili.

City kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10:2 pas dy ndeshjeve.

Manchester City i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit, Manchester Unitedit, Portos dhe Juventusit në çerekfinale.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 22:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera