Kthehu lart

Man United vendos për fatin e dështakut Sanchez

Man United vendos për fatin e dështakut Sanchez GazetaExpress

Duket se Manchester Unitedi e ka ndarë mendjen për të ardhmen e Alexis Sanchezit, kilianit që dështoi ta arsyetojë investimin e klubit në të.

Sun raporton se Manchester Unitedi me shumë gjasë do ta huazojë Alexis Sanchez te ndonjë skuadër tjetër në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Duket se Sanchez, i cili ka dështuar ta dëshmojë veten në “Old Trafford”, nuk është pjesë e planeve të Ole Gunnar Solskjaerit.

United, megjithatë, do ta ketë shumë të vështirë ta shesë kilianin, për shkak se pagës së tij të lartë, prandaj ka vendosur ta huazojë.

Sanchezi nënshkroi kontratë katërvjeçare e gjysmë në janar të vitit 2018. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera