Kthehu lart

Lëndohet Douglas Costa

Lëndohet Douglas Costa GazetaExpress

Anësori i Juventusit Douglas Costa ka lënduar ijët, por mjekët kanë thënë se nuk ka rrezik që ta humbet Botërorin, për momentin

Selecao kanë filluar stërvitjet për turneun e Rusisë derisa pritet që të udhëtojnë në Europë për të realizuar disa miqësore parapërgatitore para se të fillojë Botërori.

Në një konferencë për media, shefi i mjekëve të Brazilit Rodrigo Lasmar ka konfirmuar se Douglas Costa ka arritur në qendrën stërvitore me një “lëndim në ije, për të cilin është duke u trajtuar”.

“Ne kemi bërë disa teste dhe kemi zbuluar se është një lëndim i lehtë, kështu që do të punojmë ndarasi në stërvitje me të për pak ditë. Ai mund të humbet ndeshjet e para miqësore, por nuk presim që të rrezikojë humbjen e Botërorit”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Maj 2018 22:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera