Kthehu lart

Ja ndaj të cilave skuadra do të mungojë Paul Pogba

Ja ndaj të cilave skuadra do të mungojë Paul Pogba GazetaExpress

Paul Pogba është lënduar të martën mbrëma në përballjen e Manchester United ndaj Anderlecht në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ai pritet të mungojë së paku një muaj, potencialisht deri në gjashtë javë, transmeton Express.

Ai do të mungojë ndaj Evertonit, Southamptonit dhe Crystal Palace në Premier Ligë.

Po ashtu, Pogba do ta humbasë edhe përballjen me Burton Albion në kuadër të Carabao Cup dhe atë me CSKA Moscow në Ligë të Kampionëve.

Përveç se do të mungojë për United, Pogba do të mungojë edhe për kombëtaren e Francës për eliminatore të Kupës së Botës Rusia 2018 ndaj Bullgarisë dhe Bjellorusisë në fillim të tetorit.

E nëse mungon për gjashtë javë, atëherë rrezikon ta humbasë edhe derbin me Liverpool më 14 tetor. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 11:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera