Kthehu lart

Ish trajneri i Leipzig beson se Keita do të këtë sukses në Liverpool

Ish trajneri i Leipzig beson se Keita do të këtë sukses në Liverpool GazetaExpress

Mesfushori 23 vjeç pritet që ti bashkohet skuadrës nga Merseyside këtë verë, pasi që ishte pajtuar verën e kaluar të largohet nga klubi gjerman

Ish trajneri i RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl beson se Naby Keita do të jetë një prurje e mirë “e jashtëzakonshme” për skuadrën e Liverpoolit.

“Keita është një lojtar tepër i mirë. Ai gjithnjë shkon duke e përfeksionuar lojën, ai jeton dhe frymon bashkë me futbollin”, ka thënë Hasenhuttl për Bild.

“Madje edhe nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve, Jurgen do ti falënderohet kësaj prurje”.

“Ai i është bashkuar një skuadre të jashtëzakonshme. Por, nëse kishte një lojtari që nuk i frikësohesha se si do të luante ishte pikërisht Naby”.

Keita ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste për Leipzigun këtë sezon, të cilët përfunduan të gjashtit në Bundesligën gjermane. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Maj 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera