Kthehu lart

Ish-kapiteni i Man United: Wilshere është lojtari më i mbivlerësuar në planet

Ish-kapiteni i Man United: Wilshere është lojtari më i mbivlerësuar në planet GazetaExpress

Roy Keane i ka shprehur ndjenjat për Arsenalin pas humbjes që e pësoi mbrëmë ndaj Ostersund në Evropa Ligë. Ish-kapiteni i Manchester United e kritikoi në veçanti mesfushorin Jack Wilshere, të cilin e quajti lojtarin më të mbivlerësuar në planet.

Arsenali ka kaluar në 1/8 e finales të Evropa Ligës pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2, por mbrëmë pati një natë për ta harruar sepse u mposht në shtëpi nga Ostersund me rezultat 2-1, transmeton Express.

Vizitorët nga Suedia shënuan dy herë brenda 70 sekondave në pjesë të parë përmes Hosam Aiesh dhe Ken Sema, por Sead Kolasinac ua shoi shpresat në pjesën e dytë dhe e shmangi eliminimin e turpshëm të Arsenalit.

Megjithatë, ish-kapiteni i Manchester Unitedit i ka kritikuar ashpër “Topçinjtë”, duke drejtuar gishtin kah mesfushori anglez.

“Arsenali është shembull i madh se si nuk duhet ta nisesh një ndeshje futbolli”, ka thënë Keane për ITV.

“Ata janë shumë të dobët që prej fillimi. Kanë qëndrim të dobët, nuk kanë energji e as dëshirë. Ti kërkon që lojtarët tuaj seniorë të jenë shembull... kur Wilshere është kapiteni yt, për mua, ai është mbase futbollisti më i mbivlerësuar në planet”, shtoi ai. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shkurt 2018 08:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera