Kthehu lart

Ish-gjyqtari spanjoll: Atletico u dëmtua, nuk ishte penallti sepse s’pati kontakt

Ish-gjyqtari spanjoll: Atletico u dëmtua, nuk ishte penallti sepse s’pati kontakt GazetaExpress

Ish-gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver ka thënë se nuk kishte ekzistuar kontakti te penalltia e dhënë në të mirë të Juventusit në fitoren 3:0 kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve të martën.

Në minutën e 84-të të ndeshjes, me rezultatin 2:0 për Juventusin, Federico Bernardeschi u rrëzua në zonë dhe gjyqtari dha penallti për bardhezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Andujar tha për Radio Marca se anësori italian u rrëzua pa pasur kontakt.

Sipas tij, Bernardeschi u rrëzua sepse mori në thua gjatë aksionit dhe se nuk kishte mjaftueshëm kontakt për të akorduar penallti.

“Sipas mendimit tim, penalltia nuk është dashur të akordohej. Nuk kishte kontakt të mjaftueshëm”, tha ai për Marca.

Ronaldo shënoi nga penalltia duke e kompletuar het-trikun dhe njëkohësisht rikthimin e Juventusit me rezultat të përgjithshëm 3:2, si dhe një vend në çerekfinale për kampionin italian. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 23:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera