Kthehu lart

Interi e konfirmon lëndimin e Mirandas

Interi e konfirmon lëndimin e Mirandas GazetaExpress

Interi edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe, prandaj më shumë gjasë edhe do të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Genoa.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i lënduar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore, transmeton Express.

“Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano”, Interi e ka konfirmuar përmes një komunikate për media.

“Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Interit. /Express/           

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shkurt 2018 14:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera