Kthehu lart

Inteligjenca artificiale gjen fituesin e Botërorit

Inteligjenca artificiale gjen fituesin e Botërorit GazetaExpress

.

Kupa e Botës Rusi 2018 fillon sot me ndeshjen midis kombëtares së Rusisë dhe asaj të Arabisë Saudite.

Mes spekulimeve të shumta se kush do të fitojë, këtë vit mund t’i besohet edhe studimeve të statistikave të bërë nga Universiteti Teknik i Dortmundit, ku ekipi i studiuesve i drejtuar nga Andreas Groll ka kombinuar inteligjencën artificiale dhe statistikat tradicionale për të kërkuar të identifikojë fituesin e mundshëm të këtij turneu.

Kështu, sipas kompanive të basteve favoriti kryesor është Brazili, me një probabilitet që të fitojë kupën prej rreth 16,6%, i ndjekur nga Gjermania (12,8%) dhe Spanja (12,5%), ekipi i Groll nuk ka të njëjtin mendim.

Por, sipas mundësive të përllogaritura nga Universiteti Teknik i Dortmundit fituesi më i mundshëm është Spanja me 17,8%.

Megjithatë ka disa detaje që duhet të merren parasysh në vetë strukturën e turneut. Nëse Gjermania del e para në grupin e saj, në fakt, ka shumë mundësi që të përplaset me skuadra të forta në fazat eleminuese, për këtë arsye, shancet e Gjermanisë që të arrijnë në çerkfinale janë 58% ndprsa ato të Spanjës 78%, që nuk pritet të përballet me shumë vështirësi në fazat eleminuese.


Megjithatë, nëse të dyja ekipet do të arrinin në çerekfinale, mundësitë për fitore do të ishin gati identike. 

“Gati”, sepse pasi realizimit të 100 000 simulimeve, Groll ka mundur të nxjerrë, se nëse Gjermania arrin deri në çerekfinale, atëherë do të ishte kandidati më i mundshëm për të fituar kupën. /atsh/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 19:06
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera