Kthehu lart

Iniesta në Juventus? Kështu përgjigjet Marotta

Iniesta në Juventus? Kështu përgjigjet Marotta GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 17:43

Marotta beson se Iniesta nuk do të largohet nga “Camp Nou”.

Andres Iniesta, 33 vjeçar, është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ka pasur spekulime të shumta se mund të transferohet te Juventusi në vitin 2018.

Por, diçka të tillë e ka hedhur poshtë, Giuseppe Marotta, i cili beson se ai do të rinovojë shumë shpejt kontratën me klubin nga “Camp Nou”.

“Iniesta është lojtar i shkëlqyer, por ai është i koncentruar te Barcelona”, tha Marotta për “La Sexta”.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re me ta pasi është lojtar shumë i rëndësishëm për klubin, me të cilët ka marrëdhënie të shkëlqyer. Kështu që nuk e shoh Iniestan të largohet nga Barcelona”.

“Mendoj se ai do të qëndrojë në Barcelona”, theksoi mes tjerash Marotta. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo me dy fytyra për gola, në Champions numëron 8, ndërsa Barça 7 0

    Të tjera