Kthehu lart

Griezmann është “shefi” për Francën, thotë Mbappe

Griezmann është “shefi” për Francën, thotë Mbappe GazetaExpress

Derisa sulmuesi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub, shoku i tij në kombëtaren franceze beson që ai është njeriu kryesor që Franca të këtë sukses këtë Botëror

Ylli i Francës Antoine Griezman i është thënë se ai është “bosi” që nga Euro 2016 për Francën nga shoku i tij i skuadrës Kylian Mbappe.

Lojtarët e Didier Deschamps përfunduan të dytët në kampionatin europian që u mbajt në shtëpi të tyre dy vite më parë, kurse konsiderohen favorit për ta fituar Botërorin në Rusi.

Ky sukses i kësaj Kombëtare varet shumë edhe nga Griezman, ku ylli i Atletico Madrid kishte shënuar gjashtë gola në Euro 2016.

Mbappe është një tjetër talent në sulmin e Francës dhe thotë që Griezman tashmë ka treguar se mund të jetë lider në turne të këtillë, transmeton GazetaExpress. 

“Mendoj që ai është shefi dhe këtë e ka treguar edhe në Euro 2016”, tha ai të mërkurën në mbrëmje.

“Kur e përfundon një kampionat europian si golashënuesi më i mirë i vendit të juaj, ju i keni treguar botës se jeni në gjendje ta përballoni presionin e garave të këtilla”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 09:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera