Kthehu lart

Griezmann e refuzon kontratën e re me Atleticon, gjithnjë e më pranë Barcelonës

Griezmann e refuzon kontratën e re me Atleticon, gjithnjë e më pranë Barcelonës GazetaExpress

Barcelona pothuajse e ka siguruar blerjen e Antoine Griezmannit, pasi sulmuesi francez e ka refuzuar kontratën e re me Atletico Madridin, raporton Le 10 Sport.

26-vjeçari e ka mendjen vetëm te transferimi në Barcelonë dhe madje as përpjekje e skuadrës së tij aktuale për t’i ofruar kushte të reja nuk ia kanë ndryshuar atë, transmeton Express.

E tëra që gjiganti katalan duhet të bëjë tani është ta aktivizojë klauzolën e tij në vlerë 100 milionë euro në mënyrë që ta bëjë realitet transferimin e tij në verë.

Madje sipas Le 10 Sport, Barça dhe Griezmann kanë arritur marrëveshje tashmë. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 08:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera