Kthehu lart

Griezmann bën historinë në finale të Europa Ligës

Griezmann bën historinë në finale të Europa Ligës GazetaExpress

Francezi ka thyer një rekord me një dygolësh kundër ekipit që vije nga Atdheu i tij derisa ka heshtur kritikët me paraqitjen e sotme me Atleticon

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezman ka arritur një rekord unik, të parin, kundër patriotëve të tij të Marseille në finalle të Europa Ligës duke shënuar dy gola.

Ish sulmuesi i Real Sociedad ka shënuar dy gola në të dy pjesët për ta vënë përpara Atletico Madridin në finale të Lyonit të mërkurën.

Goli i tij i parë erdhi pasi Marseille bëri një gabim të madh në mbrojtje të cilin e shfrytëzoi francezi, kurse ai dyfishoi epërsinë pas pushimit të pjesës së parë.

Griezmann tani është i pari lojtarë francez që shënon dy gola në finale të Ligës së Kampionëve apo në Europa Ligë, përfshirë edhe në Europian ku e kapen vendin e dytë vitin e kalusar.

Me 29 gola në të gjitha garat këtë sezon, Griezmann ka qenë vital për Atleticon këtë sezon dhe arsye se pse ata janë në vendin e dytë në La Liga. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Maj 2018 23:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera