Kthehu lart

​Fino ankohet në CAS. Konteston votimin në zgjedhjet për kreun e FSHF-së

​Fino ankohet në CAS. Konteston votimin në zgjedhjet për kreun e FSHF-së GazetaExpress

Beteja e zgjedhjeve për kreun e FSHF edhe pse e mbyllur për komunitetin sportiv vendas, UEFA-n dhe FIFA-n, nuk ka mbaruar ende për kandidatin Bashkim Fino, i cili i humbi këto zgjedhje pas balotazhit përballë Presidentit Armand Duka.

Edhe pse gjatë procesit të Asamblesë Zgjedhore çështja e pjesëmarrjes së 12 shoqatave kaloi e sqaruar nga avokati Artan Hajdari, rezultati në mbyllje të punimeve të asamblesë zgjedhore ka rikthyer këtë diskutim, duke e detyruar kandidatin Fino të çojë këtë çështje në CAS-in shqiptar dhe të atë të Lozanës.

I kontaktuar nga Top Channel, Bashkim Fino sqaron hapat e ndërmarrë.

“E kam dërguar me kohë në CAS çështjen e zgjedhjeve. Ne në fillim kemi bërë një ankimim në KAS-in vendas, sepse ashtu është si procedurë edhe pse me sa di unë Federata nuk e njeh KAS-in shqiptar, për këtë arsye e kemi dërguar edhe në CAS-in e Lozanës. Por me sa më ka informuar, CAS i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe studios tonë të avokatisë, një shkresë ku i kërkon ta zgjidhin këtë çështje në CAS-in vendas, në rast të kundërt brenda 3 ditësh do të fillojë çështja në Lozanë”, thotë Fino.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndërmarrë asnjë hap duke mos e konsideruar si çështje këtë kërkesë të kandidatit Fino, duke theksuar faktin se CAS-i vendas është një institucion i cili nuk është i regjistruar në gjykatë dhe si të tillë nuk e njeh, ndërkohë që sa i përket CAS-it të Lozanës, sipas FSHF, ende nuk ka një çështje të hapur zyrtarisht, duke i lënë gjithçka për momentin organizmave të drejtësisë sportive vendase. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 16:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera