Kthehu lart

Federata italiane merr vendim për Gattuson para derbin kundër Interit

Federata italiane merr vendim për Gattuson para derbin kundër Interit GazetaExpress

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka shpëtuar pezullimit për derbin della Madonnina kundër Interit këtë fundjavë.

Gattuso e rrezikoi pezullimin pasi u përjashtua drejt tribunave në fitoren e Milanit 2:1 kundër Chievos të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) vendosi të martën ta dënojë trajnerin italian vetëm me gjobë në vlerë 15 mijë euro për këtë rast.

Kjo nënkupton se Gattuso do të jetë në stolin e Milanit për ta drejtuar skuadrën kundër rivalit të qytetit, në derbin e të dielës mbrëma në Serie A. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 16:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera