Kthehu lart

​Familja e Sanchezit mbërrin në Londër, kiliani përgatitet për t’u larguar nga Arsenali

​Familja e Sanchezit mbërrin në Londër, kiliani përgatitet për t’u larguar nga Arsenali GazetaExpress

Familja e Alexis Sanchezit ka mbërritur në Londër për t’u përgatitur për largimin e kilianit nga Arsenali, raporton Goal.com

Sulmuesi 29-vjeçar është subjekt i një beteje mes Manchester City dhe Manchester United për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë këtij muaji, edhe pse mësohet se ish-njeriu i Barcelonës e dëshiron kalimin në City, ku do të ribashkohej me dikur trajnerin e tij Pep Guardiolan, transmeton Express.

Arsenali është duke i kërkuar plot 39 milionë euro për Sanchezin, ndërsa agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, 5.6 milionë euro për ta lehtësuar transferimin e tij në City.

Por, Manchester City e ka bërë të qartë se nuk do t’ia plotësojë kërkesat personale Felicevichit dhe është i gatshëm të heqë dorë nga marrëveshja për kilianin për shkak të çmimit të lartë duke ditur se ai do të jetë lojtar i lirë pas gjashtë muajve.

Megjithatë, duke bërë një gjë të tillë, City do t’ia linte rrugën hapur Manchester Unitedit për ta transferuar Sanchezin.

Vëllai i madh i Sanchezit, Humberto, mbërri sot në “Heathrow Airport” me një numër anëtarësh të familjes për t;u përgatitur për largimin e Sanchezint nga Arsenali, sipas Goal. /Express/  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 16:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera