Kthehu lart

E konfirmon Griezmanni, do ta zbulojë të ardhmen këtë mbrëmje

E konfirmon Griezmanni, do ta zbulojë të ardhmen këtë mbrëmje GazetaExpress

​Adhuruesit e francezit nuk do të presin gjatë që të zbulojnë se ku do të luajë sulmuesi në stinorin e ardhshëm.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, do t’u jep fund thashethemeve për të ardhmen e tij në konferencën për shtyp të enjten në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

Manchester United ka shfaqur një interes të madh për sulmuesin, por në kohët e fundit shihet Barcelona si destinacioni i tij më i mundshëm.

Pritja e gjatë se a do të qëndrojë në Atletico apo jo do të merret vesh të enjten në mbrëmje, këtë e ka konfirmuar vetë francezi përmes një video të shkurtë të cilën e publikoi në rrjetet sociale.

“Do t’i merrni të gjitha përgjigjet e komenteve që janë thënë se a do të qëndroj apo do të largohem, sa para më japin, sa para nuk japin...Por e vërteta do të jetë ajo që do të them sot”, tha Griezmann përmes Movistar+.

Gjithçka do të mësohet sonte nga ora 21:15.

Griezmann është pjesë e Atleticos që nga viti 2014, pas transferimit nga Real Sociedadi, dhe ka shënuar 79 gola në 143 paraqitje në La Liga për Atletico Madridin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 18:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera