Kthehu lart

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester City – Schalke

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester City – Schalke GazetaExpress

Manchester City e ka krijuar një epërsi të dyfishtë kundër Schalkes në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Etihad.

City shënoi dy gola brenda tre minutave, raporton Gazeta Express.

Sergio Aguero shënoi nga penalltia në minutën e 35-të, para se ta dyfishonte epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Kujtojmë se City e ka fituar 3:2 në ndeshjen e parë në Gjermani.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 21:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera