Kthehu lart

“Duhet fat për ta fituar Ligën e Kampionëve”

“Duhet fat për ta fituar Ligën e Kampionëve” GazetaExpress

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka theksuar se “ju duhet të keni pak fat” për ta fituar Ligën e Kampionëve

Bardhezinjtë ishin dy herë në finale me trajnerin Tuskan, por humbën njëherë kundër Barcelonës më 2015 dhe mandej kundër Real Madridit më 2017.

“Në 11 vitet e fundit Reali ka fituar katër herë, Barça katër herë dhe njëherë Interi, Bayerni dhe Chelsea”, ka thënë Allegri në një intervistë për Sky.

“Në këto 11 vite Ronaldo ka dal gjashtë herë top golashënues, Messi pesë herë dhe ata po ashtu kanë fituar ka pesë herë Topin e Artë”.

“Të shkosh në finale dhe të ndikosh në këto statistika është vështirë, Juventusi ka provuar, në këto katër vite ne njëherë e kemi eliminuar Real Madridin, dhe ata kanë luajtur prapë në tri finale që i kanë fituar. Një herë edhe ne ishim në finale me Realin dhe humbëm, në një tjetër ishim me Barcelonën prapë humbëm. Ishte vështirë të fitosh, por në këto finale na duhej fati. Ndoshta sezonin e ardhshëm ja dalim më mirë”, ka thënë në këtë intervistë Allegri. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 22:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera