Kthehu lart

Doktori i ekipit të Bayernit: Guardiola bën gjithçka për t’i mashtruar të tjerët

Doktori i ekipit të Bayernit: Guardiola bën gjithçka për t’i mashtruar të tjerët GazetaExpress

Doktori i ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Hans-Wilhelmd Wohlfahrt, e ka goditur Pep Guardiola duke e quajtur mashtrues.

Hans kishte dhënë dorëheqje nga Bayerni për shkak të një konfliki me trajnerin e atëhershëm të gjigantit gjerman, Pep Guardiolan, ka folur në autobiografinë e vet rreth asaj se cfarë kishte ndodhur vërtet, transmeton Express.

“Guardiolan e konsideroj si person që ka pak vetëbesim, i cili jeton me frikë të vazhdueshme, jo nga humbjet e mundshme por nga mundësia për ta humbur pushtetin dhe autoritetin”, ka thënë Hans.

Problemet mes tyre kishin filluar qysh me ardhjen e Guardiolës në Bayern. Në seancën e tretë stërvitore, spanjolli i ishte ankuar Hansit se tre lojtarë ishin të lënduar dhe sipas diagnozave ata tashmë duhej të ishin kthyer në fushë. “Këtë ma tha me ton agresiv”, ka thënë Hans.

“E humba kontrollin plotësisht, i bërtita Guardiolës dhe e godita tavolinën saqë i bëra pjatat dhe gotat të dridheshin. Për herë të parë në karrierën time i bërtita dikujt. Nuk mund ta kuptoja sesi një trajner i cili ishte po aq i vjetër sa unë që kam vjet në këtë profesion nuk mund t’i kushtonte vëmendje përvojës sime”, ka shtuar ai.

Dita e tij e fundit në Bayern ishte ndeshja e parë kundër Portos, të cilën Bayerni e humbi 3-1 në udhëtim, dhe pas të cilës Guardiola e fajësoi Muller-Wohlfahrt për humbjen, para lojtarëve.

Ditën pasuese, ai dha dorëheqje nga posti i drejtorit mjekësor të Bayernit, pas 38 viteve punë.

Megjithatë, me largimin e Pep Guardiolës, i cili tani drejton Manchester Cityn, Hans- Muller-Wohlfahrt është kthyer në Bayern. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 14:47
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera