Kthehu lart

Dëshmia e Gjokës në polici: Sulmuesi më erdhi nga mbrapa, nuk kam probleme me askënd

Dëshmia e Gjokës në polici: Sulmuesi më erdhi nga mbrapa, nuk kam probleme me askënd GazetaExpress

Vetëm pak minuta pas sulmit me thikë ku një person i panjohur tentoi të dëmtonte trajnerin e Vllazninsë Ernest Gjoka, ky i fundit dha dëshminë e tij në komisariatin e policisë së Shkodrës ku tregoi se çfarë ndodhi realisht.

“Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë. Nuk njoh aq shume në Shkodër. Unë merrem veç me stërvitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina në fund të stërvitjes.

Pranë meje ishte Gilman Lika qe me ndihmoi bashkë me qytetarë që qëlluan në vendin e ngjarjes. Nuk e prisja të ndodhte. Më sulmuan pasi kishte mbaruar stërvitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse s’kam probleme me askënd“, deklaroi Gjoka në policinë e Shkodrës.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shkurt 2018 09:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera