Kthehu lart

Casemiro: Për mua ky është lojtari më i mirë në botë

Casemiro: Për mua ky është lojtari më i mirë në botë GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 09:00

Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro, e ka lavdëruar yllin portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër e ka mbrojtur uellsjanin Gareth Bale, i cili u vërshëllye nga tifozët e Real Madridit.

Casemiro ka thënë se të flasësh për Cristiano Ronaldon është shumë e lehtë, pas fitores së Real Madridit 3-0 ndaj Apoel, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ku Ronaldo shënoi dy gola, transmeton Express.

“Të flasësh për Cristianon është shumë e lehtë, ne e dimë se ai është më i miri në botë”, ka thënë braziliani.

Ai ka theksuar se është i lumtur që Ronaldo është rikthyer.

“Jemi të lumtur që ai është kthyer dhe duket i fortë. Me aftësitë që ka ne gjithmonë duam të kemi në dispozicion”, ka shtuar Casemiro. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 09:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera