Kthehu lart

Blokotehna e mposht Bashkimin në Ligën Ballkanike

Blokotehna e mposht Bashkimin në Ligën Ballkanike GazetaExpress

Blokotehna e ka mundur bindshëm Bashkimin të martën në Prizren, duke ia shkaktuar humbjen e dhjetë në 12 ndeshje deri tani në Ligën Ballkanike.

Bashkimi u mposht 77:92 në një ndeshje të vlefshme për javën e 12-të të Ligës Ballkanike në “Sezai Surroi” në Prizren, raporton Gazeta Express.

Klubi kosovar nuk mundi t’i bëjë ballë vizitorëve nga Maqedonia në tri çereke, por arriti ta fitojë çerekun e tretë më rezultat 27:21, por pamjaftueshëm për të pasur çfarëdo ndikimi në rezultatin përfundimtar.

Danilo Mijatovic ishte basketbollisti më i mirë për vizitorët me 27 pikë.

Te Bashkimi më i miri ishte Michael Marin me 18 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi nuk mundi t’i shënojë më shumë se 15 pikë.

Bashkimi mbetet në pozitën e parafundit në grup me 14 pikë, pas dy fitoreve dhe 10 humbjeve.

Berore i prin grupit me 21 pikë, një më shumë se Blokotehna në pozitën e dytë. /Gazeta Express/

   

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 21:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera