Kthehu lart

Betejë mes rivalëve për Zlatan Ibrahimovicin

Betejë mes rivalëve për Zlatan Ibrahimovicin GazetaExpress

.

Dy rivalë të Super Ligës turke janë të gatshme të zhvillojnë betejë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, sipas mediumit turk “FotoMac”.

Ibrahimovic ka rënë në radarin e dy gjigantëve turq Besiktasit dhe Galatasarayt, skuadra të cilat duan ta rrëmbejnë atë nga “Old Trafford”, transmeton Express.

Sipas mediumit turk, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbeck, është i etur ta sjellë në Turqi superyllin 36-vjeçar, derisa Besiktasi kërkon që me të ta mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cenk Tosun drejt Evertonit javën e kaluar.

Pas një sezoni të parë të shkëlqyer me Manchester United, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat, Ibrahimovic nënshkroi gjatë verës zgjatjen e kontratës për edhe një sezon tjetër, por që prej atëherë është goditur nga lëndimet.

Në verë, Ibra përsëri do të jetë lojtar i lirë. /Express/   

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 20:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera