Kthehu lart

Barcelona: S’jemi në dijeni se Neymar dëshiron të kthehet te ne

Barcelona: S’jemi në dijeni se Neymar dëshiron të kthehet te ne GazetaExpress

Bordi drejtues i Barcelonës mund të jetë arsyeshëm i shushatur pse disa prej lojtarëve të klubit po e diskutojnë publikisht kthimin e mundshëm të Neymarit, por zëdhënësi i bordit, Josep Vives, thotë se klubi nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

Gjoja i palumtur, Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini, vetëm një vit pas transferimit rekord botëror për 222 milionë euro nga Barcelona, transmeton Express.

Për kthimin e tij në “Camp Nou” kanë folur publikisht dy lojtarët të klubit katalan, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho.  

“Nuk jemi në dijeni se Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë”, ka thënë Vives të hënën mbrëma.

“Braziliani e braktisi klubin dhe ne i uruan fat, që prej atëherë nuk ka ndodhur më asgjë”, ka shtuar ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 11:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera