Kthehu lart

Autoritetet italiane e mohojnë se shitja e Milanit është nën hetime

Autoritetet italiane e mohojnë se shitja e Milanit është nën hetime GazetaExpress

Autoritetet italiane edhe formalisht e kanë mohuar lajmin se Silvio Berlusconi është nën hetime për spastrim parash në shitjen e Milanit te biznesmeni kinez.

La Stampa dhe II Scolo XIX raportuan sot në mëngjes se Prokuroria e Milanos ka hapur hetime ndaj procesit të shitjes së klubit “Kuqezi” te sipërmarrësi kinez Yonghong Li, transmeton Express.

Lajmi sugjeronte se çmimi i sipërmarrjes në prill ishte 720 milionë euro, rreth 300 milionë euro më shumë se sa vlen klubi faktikisht.

Megjithatë, kryeprokurori i Milanos, Francesco Greco, ka thënë sot për agjencinë e lajmeve “Ansa” se lajmi nuk është i vërtetë.

“Nuk ekziston asnjë procedurë kriminale kundër shitjes së Milanit”, ka thënë ai. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera