Kthehu lart

Aubameyang, ky maniak i makinave të shtrenjta

Aubameyang, ky maniak i makinave të shtrenjta GazetaExpress

Ylli i Arsenalit Pierre – Emerick Aubameyang ka importuar pjesë të koleksionit të tij të superveturave në vlerë prej 850 mijë fundtash

Të gjitha këto vetura tashmë janë parkuar para një hoteli luksoz ku është duke qëndruar sulmuesi.

Siç, raportojnë mediat angleze ai ka sjell në Londër katër makina të tij, të cilat për momentin kushtojnë deri në 850 mij funte, transmeton GazetaExpress.  

Ai ka një Lamborghini Aventador, më vlerë prej 270 mijë funte. Po ashtu Aubameyang ka edhe një Porsche, Ferrari dhe një Range Rover si pjesë të koleksionit të tij.

Koleksioni i makinave të Aubameyang

Por, kjo nuk është e tëra.

Derisa makinat që ai ka për momentin në Londër kanë një çmim të kombinuar, ai ka edhe një koleksion tjetër në Gjermani, makina këto që kalojnë shumën e 2 milionë eurove.

Sulmuesi i Gabonit pritet që të akomodohet edhe më shtëpi në Londër derisa në gjashtë paraqitje të tij me Arsenalin këtë sezon ka shënuar tri gola. Ai u transferua të londinezët në afatin dimërorë të këtij viti. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Mars 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera