Kthehu lart

Arsenalit po i ngutet për Torreiran

Arsenalit po i ngutet për Torreiran GazetaExpress

Mesfushori i Sampdorias Lucas Torreira mund ti kryej testet mjekësore në Rusi, ku uruguaiani do të paraqitet nesër në ndeshjen e Uruguait kundër Egjiptit

Disa lajme tashmë e kanë bërë zyrtare marrëveshjen e Arsenalit me Sampdorian për 30 milion euro derisa Topxhinjtë pritet që të kryejnë pagesën për tri vite për lojtarin.

Sipas Sportitalia, Arsenali nuk dëshiron më që të rrezikojë dhe pritet që të udhëtojë në Rusi pasi që paraqitjet e mira mund të ndikojnë në marrëveshjen e tyre me Sampdorian.

Kështu stafi i tyre mjekësor thuhet e ka ateruar në Meksikë dhe pritet që në ditët e ardhshme të kompletojë testet mjekësore dhe lojtari të nënshkruaj kontratën e re me Arsenalin! /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera