Kthehu lart

Arsenali i gatshëm ta shesë një mbrojtës për 56 milionë euro

Arsenali i gatshëm ta shesë një mbrojtës për 56 milionë euro  GazetaExpress

Arsenali është i përgatitur ta lërë Hector Bellerinin të largohet nga klubi gjatë verës, por vetëm nëse ndonjëri prej klubeve të interesuara për të, shfaq gatishmëri për ta paguar çmimin e kërkuar për të.

Dialy Mail raporton se “Topçinjtë” do të pranonin ta shisnin spanjoll për 56 milionë euro në afatin kalimtar veror, transmeton Express.

Klubi londinez shpreson se shitja e mbrojtësit të djathtë do t’i ndihmojë ta rindërtojë skuadrën në verë.

Barcelona, Juventus dhe Manchester City, që të gjitha, kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 08:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera