Kthehu lart

Antonio Conte i jep fund luftës së fjalëve me Jose Mourinhon

Antonio Conte i jep fund luftës së fjalëve me Jose Mourinhon GazetaExpress

Antonio Conte nuk brengoset nga deklaratat e Jose Mourinhos se ai ndien neveri për trajnerin e Chelseat, që më sa duket i jap fund me kaq luftës së fjalëve mes tyre.

Ata kanë shkëmbyer fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, me Conten që ka pohuar se Mourinho vuan nga humbja e kujtesës pasi bosi i Manchester United e quajti italianin kloun për shkak të gjesteve që i bën në vijën anësore të fushës gjatë ndeshjeve, transmeton Express.

E më pas, Mourinho iu kundërpërgjigj duke gjurmuar thellë në të kaluarën e tij dhe ia përmendi suspendimin me katër muaj nga aktivitetet sportive, të cilin Conte u detyrua ta vuante pasi kishte dështuar ta raportonte kurdisjen e  dyshuar të ndeshjeve sa ishte pjesë e Sienas më 2011, por gjë për të cilën ai u shfajësua më vonë.

E Conte reagoi duke e quajtur atë njeri të vogël.

Ndërkohë, dje Mourinho tha se dëshiron t’i japë fund kësaj historie anipse vazhdoi të shfaqte armiqësi ndaj Contes, i cili tani duket i vendosur për ta mbyllur këtë kapitull.

I pyetur rreth komenteve të fundit të trajnerit të Unitedit, Conte ka thënë: “Thashë se do të ndalesha. Është e njëjta gjë dhe për mua. Nuk e di nëse e ka thënë këtë për mua. Nuk më shqetëson, fle shumë mirë”. /Express/   

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera