Kthehu lart

Allegri: Luajtëm mirë, kemi gjithçka na duhet për të kaluar në çerekfinale

Allegri: Luajtëm mirë, kemi gjithçka na duhet për të kaluar në çerekfinale GazetaExpress

​Massimiliano Allegri beson se Juventus ka mundësi që të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin 2:2 ndaj Tottenhamit.

Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar tutje në këtë garë.

“Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto shkaku i presionit”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 7 mars në Wembley të Londrës. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shkurt 2018 23:24
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera