Kthehu lart

Alessandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19 vitesh

Alessandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19 vitesh GazetaExpress

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso, raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë.

Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi. Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali ai qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.

Sipas medieve, futbollisti i famshëm dhe Sonia nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe. 

Raportohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur. Ata u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 15:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera