Kthehu lart

A do ta përmbysë Juventusi i Ronaldos Atletico Madridin? Tregon Mourinho

A do ta përmbysë Juventusi i Ronaldos Atletico Madridin? Tregon Mourinho GazetaExpress

Jose Mourinho beson se Atletico Madridi do të jenë në gjendje ta mbrojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, dhe si rrjedhojë do të kalojë në çerekfinale.

Por, trajneri i suksesshëm portugez këmbëngul se nuk do të ishte habi nëse Juventusi e përmbysë gjigantin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Juventusi e pret sonte në Torino Atleticon në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, me ndeshjen e parë që përfundoi 2:0 në favor të spanjollëve.

“Nuk do të habitesha nëse ekipi vendas [Juventusi] bën rikthim të madh. Pra, nëse Juve fiton 2:0 apo 4:1, nuk do të habitesha”, tha Mourinho.

“Por, të jemi të sinqertë, nëse ekziston një ekip që ia del të përballët me presion, ta mbrojnë epërsinë dhe ta kontrollojë ndeshjen në mbrojtje, atëherë Atletico është shembulli më i mirë për këtë”, shtoi portugezi.

“Prandaj, nëse më duhet të zgjedh, do ta zgjidhja Atletico Madridin. Por, nuk do të ishte befasi nëse Juventusi bën rikthim”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 17:23
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera