Kthehu lart

A do ta fitojë sivjet Liverpool Premier Ligën pas afër 28 viteve, ja orari i tyre në Premier Ligë

A do ta fitojë sivjet Liverpool Premier Ligën pas afër 28 viteve, ja orari i tyre në Premier Ligë GazetaExpress

Djemtë e Jurgen Klopp e fillojnë aventurën në Premier Ligë kundër Ëest Hamit më 11 gusht

Por, në krahasim me skuadrat e tjera, orari i Reds në gusht është shumë më i lehtë që i jep përparësi atyre për të bërë një fillim të fuqishëm në rrugën e tyre për titull.

Në shtator ata do të kenë më shumë punë pasi që do të takohen me Tottenham dhe Chelsea. Më 15 shtator Liverpool do të udhëtojë në Londër për tu përballur më Spurs, kurse e pret në Anfield Chelsean më 29 shtator.

Me këto dy skuadra Liverpool do të përballet edhe më 30 mars më Tottenham në Anfield kurse me Chelsea më 13 prill.

Në tetor Liverpool do të këtë punë me Manchester Cityn, me të cilët do të përballet më 6 tetor në Anfield. Me këtë skuadër Reds ka punë edhe ditën e parë të Vitit të Ri ku do të luajnë në Etihad.

Me Arsenalin Liverpool do ti kryej të dyja ndeshjet brenda këtij viti kalendarik. Më 3 nëntor Liverpool do ti shkojë Arsenalit kurse do ti pret ata në Anfield më 29 dhjetor.

Derbi më i zjarrtë në Angli në mes të Liverpool dhe Manchester United do të zhvillohet i pari në Anfield më 15 dhjetor kurse i dyti më 23 shkurt në Old Trafford. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 11:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera